Pse Hitleri u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë?

Duhet të jetë krijimi i një feje të re botërore – me Hitlerin si shpëtimtar dhe Gralin e Shenjtë si simbol. Simboli i një rendi të ri arian....


Pse Hitleri u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë?Duhet të jetë krijimi i një feje të re botërore – me Hitlerin si shpëtimtar dhe Gralin e Shenjtë si simbol. Simboli i një rendi të ri arian. Forcë mitike, fuqi dhe pavdekësi – këtë premton legjenda për ata që gjejnë Gralin e Shenjtë. Thuhet se përmban gjakun e Krishtit, që e derdhi kur vdiq në kryq.

Seriozisht e kishin? Hitleri si Mesia? Është e pabesueshme, por pikërisht këtë shpresonin disa nazistë dhe kjo është arsyeja përse zyrtarë të lartë të Rajhut të Tretë pajtuan specialistin e Gralit, Otto Rahn, që të ndihmonte për kërkimet.
Rahni zbulon disa shpella në Rennes-le-Chateau në jug të Francës, ku një prift pretendon se ka gjetur Gralin e Shenjtë. Por në vitin 1939, përpara se Rahni të gjejë më shumë, ai vdes në rrethana misterioze.
Nazistët vazhdojnë kërkimet. Aq të bindur janë se do të gjejnë Gralin, saqë bëjnë plane për ngritjen e një kështjelle ku ta vendosin – Vevelsburg planifikohet të restaurohet dhe do të bëhej kompleksi më i madh i kështjellave në Europë.
Është një sipërmarrje gjigante dhe HItleri i jep udhëheqësit të SS, Heinrich Himmlerit mbështetje të madhe financiare për ta bërë pallatin, “Qendër të Botës”. Modeli i Hitlerit është Kisha Katolike, fuqia dhe ndikimi i të cilës e ka magjepsur prej një kohe të gjatë.
Ai e sheh Vevelsburgun si Vatikanin e SS-ëve dhe përfshin një tempull për Gralin e Shenjtë. Ndërkohë, kërkimi vazhdon.
Për shumë historianë sot, kërkimi i Hitlerit për Gralin ishte vetëm një mashtrim.
Për regjimin nazist do të kish qenë goditja finale e propagandës për t’i paraqitur botës Gralin e Shenjtë – qoftë nëse ishte i vërtetë, qoftë i rremë.
Shumica besojnë se Hitleri ishte i interesuar jo në vetë Gralin, por në idenë që ai përfaqësonte.
Ai donte ta ri-interpretonte legjendën si një instrument pushteti që do i jepte atij statusin e legjendës së pavdekshme.
Në fund, gjithë sa mbeti nga i vetëshpalluri Mesia ishte një kufomë në bunkerin e tij në Berlin. Dhe sot, Grali i Shenjtë mbetet ashtu si ka qenë gjithmonë – një legjendë. /Bota.al/

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Pse Hitleri u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë?
Pse Hitleri u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë?
http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/2015/07/633x347/pse-hitleri-u-vu-n-euml-k-euml-rkim-t-euml-gralit-t-euml-shenjt-euml-hd.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/09/pse-hitleri-u-vu-ne-kerkim-te-gralit-te.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/09/pse-hitleri-u-vu-ne-kerkim-te-gralit-te.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy