Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka vizituar jugun e Serbisë dhe bazat ushtarake në afërsi të Preshevës, por nuk ka biseduar me qytetarët.
Ai ka thënë se ushtria serbe është e gatshme të luftojë kundër terrorizmit dhe se Serbia ka arritur të parandalojë ngjarje si ajo e Kumanovës në datat 9 dhe 10 maj.
Nikoliç është shprehur se banorët e këtyre zonave nuk duhet të largohen, pa saktësuar për cilën etni e kishte fjalën, përcjell Albeu.com.
"Kjo nuk është gjë e mirë, sepse ne jemi pak dhe shkalla e lindshmërisë është e ulët në Serbi. Nuk e dimë se ku do të përfundonim nëse largohen njerëzit dhe se kush do të vinte të jetonte në këto zona nëse largohen vendasit", ka thënë Nikoliç.
Deputetët dhe kryetarët e komunave, ku jetojnë shqiptarët, nuk e kanë takuar presidentin, pavarësisht se ishin të ftuar në qytetin e Vrajës.