Gianni De Biasi beson se Shqipëria ka ende shanse të kualifikohet direkt në Euro Pavarësisht humbjes dramatike me Portugalinë, Gianni De Bi...
Nga Italia ku tashmë do të jetë edhe në rolin e opinionistit te RAI në programin “Novantesimo Minuto”, drejtuesi i stolit kuqezi përcakton objektivat për dy sfidat e fundit në Grupin I.
“Portugalia na krijoi vështirësi, por edhe ne kishim shanset tona të shënonim. Ata janë një prej skuadrave të para në renditjen e FIFA-s dhe jam i kënaqur nga skuadra. Futbolli është sporti më i bukur, por gjithashtu mund të jetë i vrazhdë. Për neve ishte i bukur deri në minutën e 90-të. Gjithsesi duhet të mësojmë nga këto gabime. Kualifikimi në Kampionatin Europian është ende i mundur. Kemi edhe dy ndeshje për të luajtur, duhet ti fitojmë të dyja”, shkruan “Supersport.al”.
Gjatë prezantimit në programin sportiv për Serinë A, ku do të jetë përkrah emrave të njohur të futbollit italian si Cesare Prandelli dhe Alberto Malesani, trajneri i Shqipërisë analizoi sfidat e radhës me Serbinë dhe Armeninë.
“Luajmë përballë dy ekipeve që janë jashtë garës. Por, me serbët ekzistojnë këto problemet mes dy tifozerive dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Shpresojmë ti mbyllim sa më mirë kualifikueset, pasi jami paraqitur shkëlqyeshëm edhe krahasuar me Danimarkën, që është rivali ynë direkt”.
- See more at: http://lajmi.net/godet-de-biasi/#sthash.0ImvtaZd.dpuf