5 armët më shkatërruese të ushtrisë amerikane

Ushtria e SHBA-ve ka pranuar se ka dizajnuar bombën e cila është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është hedhur në Nagasaki dhe atë bombë...


5 armët më shkatërruese të ushtrisë amerikaneUshtria e SHBA-ve ka pranuar se ka dizajnuar bombën e cila është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është hedhur në Nagasaki dhe atë bombë e quajnë „Fat Man“.

Ushtria e Shteteve të bashkuara të Amerikës është një ndër fuqitë më të mëdha në botë, është superfuqi dhe për njeriun e thjeshtë mbase është vështirë të supozohet dhe të paramendohet se me çfarë armësh ata shërbehen në luftimet që i dëgjojmë çdo ditë. “Business Insider” sjell listën e armëve më efektive në arsenalin amerikan, ndërsa ju bëjmë me dije dhe ju zbulojmë edhe atë se cila armë është e para ndër ato pesë (5) armët më shkatërruese.
1. MOP bomba - Në vendin e parë me meritë është bomba masive penetruese, e rëndë kagti 14.000 kg. Në vete mund të posedojë 2.5 mijë kilogram material me cilësi të lartë shpërthyese. Kjo është bomba më e madhe e këtij lloji në botë dhe vetëm disa aeroplanë janë të aftësuar ta bartin këtë ngarkesë. Shkurtimisht e quajnë “MOP bomba” (Massive Ordnance Penetrator), dhe besohet se kjo do të jetë faktor kyç në aspektin e kërcënimeve bërthamore – nukleare të Iranit.

2. Bomba atomike – 
Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pranuar po ashtu se ka disajnuar bombën që është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është hedhur në Nagasaki, dhe e quajnë „Fat Man“ (në përkthimin e lirë “njeriu i trashë'). Ka një peshë prej 5.000 kg dhe teknika për përdorimin e kësaj bombe është paramenduar shumë thjeshtë, që të jetë e gatshme në rast nevoje për sulm. As nuk duam të dimë e as të paramendojmë se çfarë mund të ndodhë nëse kjo bombë përdoret.
3. Aeroplanbartësi i bazuar në përdorimin e energjisë bërthamore-nukleare
Ky aeroplanbartës mbase më shumë ka bërë për paqe se sa për luftë, pohojnë analitikët ushtarak, dhe supozohet se stabilimentet e posaçme të këtij aeroplanbartësi i shërbejnë ushtrisë amerikane kudo që janë dhe sa herë u duhet. Kjo është e mundur edhe për shkak se shumë qytete të mëdha nëpër tërë botën ndodhen pikërisht në breg të detit dhe “USS Eisenhower” ka edhe “Starbucks” të veçantë që 5.000 anëtar të ekuipazhit-ushtrisë amerikane të ketë mundësi ku të pinë një kafe.
4. Nëndetset bërthamore Ohio Class
Janë të rënda ndërmjet 16 dhe 19 mijë tonë, dhe këto lloj nëndetëse janë pozicionuar në pozitën e katërt ndër armët më shkatërruese të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Munden të bartin peshë-ngarkesë të përbërë prej torpedove-silurëve, bombave bërthamore-nukleare dhe bombave të tjera dhe natyrisht edhe ekuipazhin. Edhe më tutje një ndër armët kryesore të mbrojtjes së Amerikës, sepse ndalon edhe paramendimin e ndonjë armiku potencial të SHBA-ve në rast të sulmit tokësor, nuk do të mund të mbrohet nga deti..

5. Aeroplani ushtarak “AC130H Spectre Gunship”
Radiusi, largësia e fluturimit është 4.000 km dhe me 61 tonelatë peshë, e bënë këtë aeroplan një nga aeroplanët më të fuqishëm dhe atutin kryesor të ushtrisë amerikane. Mundësia e tij për të sulmuar ose për të çrregulluar planet e ushtrisë së armikut prej mbi 1.000 ushtar e kanë bërë këtë aeroplan “legjendë ndër forcat ushtarake në botë”. Po ashtu, të gjitha aksionet që ndërmerren me këtë lloj aeroplani pa kurrfarë probleme mund të realizohen edhe gjatë natës sepse ka sistemin më të mirë të sensorëve për kërkim të caqeve-cakut. (INA)

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: 5 armët më shkatërruese të ushtrisë amerikane
5 armët më shkatërruese të ushtrisë amerikane
http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/2015/06/633x347/armet.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/09/5-armet-me-shkaterruese-te-ushtrise.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/09/5-armet-me-shkaterruese-te-ushtrise.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy