Si të ndryshoni stil jete

Ndryshimi kërkon përpjekje, ky është hapi thelbësor për të pranuar nëse dëshironi vërtetë të ndryshoni jetën tuaj. Duhet një përpjekje për t...

1439898022veten-pasquyre
Ndryshimi kërkon përpjekje, ky është hapi thelbësor për të pranuar nëse dëshironi vërtetë të ndryshoni jetën tuaj. Duhet një përpjekje për të ndryshuar, sepse nëse tani gjendesh në këto kushte do të thotë që strategjitë që ke përdorur deri tani nuk vlejnë më. Ke nevojë të gjesh besimin tek vetja, përqëndrimin, qartësinë mendore dhe për ta bërë këtë duhet të hysh në botën tënde të brendshme. A na ndihmojnë të tjerët? Po, por vetëm për persona të veçantë.

Si të ndryshosh jetën tënde, hap pas hapi?

Jini të ashpër me veten
Shpesh jemi tallur me veten dhe të tjerët, duke treguar gjysëm të vërteta. Por kur vjen puna tek gjërat e rëndësishme, kjo është një thikë me dy presa, sepse të largon nga të vërtetat e tua. Gjëja e parë që duhet të bëni nëse doni të ndryshoni është një analizë e thellë e asaj që po jetoni; koha e provimit të koshiencës dhe arsyes. Mos kini frikë! Jini të ashpër me veten, dhe pranoni të paktën para vetes tuaj atë që nuk e duroni dot më.

Shihni në një drejtim të ri
Nëse mënyra e veprimit dhe të menduarit që përdor zakonisht të kanë sjellë këtu ku je, do të thotë se duhet të ndryshosh diçka: nuk mund të arrish horizonte të reja pa ndryshuar vizionin. Zakonisht keni të njëjtën sjellje, mënyrë veprimi që tashmë janë bërë pjesë e juaja dhe nuk japin rezultat në lumturinë tuaj. Ndryshoni sjellje! Filloni të analizoni dhe të shihni situata të zakonshme duke i interpretuar në këndvështrime të ndryshme: do të zbuloni se nuk është kurrë vetëm një zgjidhje.

Takohuni me njerëz pozitivë
Ndikimi i një tjetër personi është mjaft i rëndësishëm në vendimet e jetës, si pozitivisht, dhe negativisht. Të përballeni me një ndryshim do të thotë të vendoseni në një pozicion të vështirë, do të përballeni me plagë të vjetra dhe pjesë të errëta të jetës suaj. Mundohuni të qëndroni larg personave që prishin planet e të tjerëve dhe e shohin gjithçka gri. Rrethohuni nga njerëz që të frymëzojnë, të japin kurajo, entuziazëm; njerëzit me histori të vështira mbi shpatulla janë ata që janë në gjendje të shohin mundësi të reja.

Guxoni!
Po, sfida është një mundësi, por çfarë do të ishte jeta pa kurajo dhe kënaqësia se keni guxuar të provoni? E vërteta është se ndodhesh në fluksin e ndryshimeve, duhet vetëm të fillosh të besosh dhe t’i japësh mundësi vetes. Fakti që besoni se diçka është e pamundur, ju bën të ndërtoni një mur të vetëm mes jush dhe asaj që dëshironi.

Jepini vetes kohë
Momenti i duhur është tani: mos e shty për më vonë. Qartësoni mendjen, analizoni situatën dhe fokusohuni tek objektivi. Mendoni se sjelljet dhe mënyra e të menduarit që jeni mësuar janë si një veshje e vjetër që nuk ju bën më. Je rritur, dhe nevojat e tua tashmë janë të ndryshme, dhe prandaj je në fluksin e transformimit. Por jeni bujarë me veten, kini durim: mos u përfshini nga ankthi se duhet të arrish çdo gjë menjëherë. Është si një dietë: e vetmja frazë që nuk duhet të thoni është “Deri tani…”. Uji gërryen shkëmbin sepse veprimi i tij është i ngadaltë, por këmbëngulës. Qeshni shumë, do të fitoni lehtësi dhe vetëdije se ndryshimi autentik është brenda jush, pjesa tjetër vjen si pasojë.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Si të ndryshoni stil jete
Si të ndryshoni stil jete
http://qiriu.net/wp-content/uploads/1439898022veten-pasquyre.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/08/si-te-ndryshoni-stil-jete.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/08/si-te-ndryshoni-stil-jete.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy