Si do të përfundojë universi?

Zgjerimi aktual do të vazhdojë (mendohet) në të ardhmen. Por, mund të përshpejtohet në mënyrë “eksplozive” Aktualisht, nuk ka dyshime, unive...

Si do të përfundojë universi? Zgjerimi aktual do të vazhdojë (mendohet) në të ardhmen. Por, mund të përshpejtohet në mënyrë “eksplozive”

Aktualisht, nuk ka dyshime, universi është duke u zgjeruar. Deri njëzet vite të shkuara mendohej se do të ishin dy alternativa të mundshme.
Nëse dendësia mesatare kishte qënë më e madhe sesa një vlerë e caktuar kritike, atëherë tërheqja gravitacionale midis yjeve do të kishte qënë e mjaftueshme për të kundërshtuar zgjerimin: në afat të gjatë, universi do të ishte shkatërruar në vetvete, duke gjeneruar një Big Crunch (“Shkatërrim të Madh”). Nëse përkundrazi dendësia ishte më e vogël ose e barabartë me atë kritike, do të kishte vazhduar të zgjerohej gjithmonë e më shumë, derisa të gjitha yjet të ishin të vdekura dhe galaksitë e shpërbëra. Një skenar i ngjashëm është quajtuar Big Freeze “Ngrirja e madhe”.
SHTYTJE MISTERIOZE. Në të dyja rastet rastet pritej që rëndesa, duke qënë një forcë tërheqëse, do të kishte ngadalësuar zgjerimin në vazhdim. Dhe në vend të kësaj, në 1998-ën, duke vëzhguar shpërthimin e disa yjeve (supernovave) të largëta, u zbulua se është duke ndodhur e kundërta: zgjerimi është duke u përshpejtuar. Faji i ishte veshur një njësie misterioze, e quajtur “energji e errët”, duke marrë si të dhënë që nuk është ideja se për çfarë bëhet fjalë. Dihet megjithatë, që është përbërësi themelor i universit, e gjitha përbën 68,3%, kundër 4,9 % të materies së zakonshme (e përbërë nga atome dhe thërrmija), ndërkohë që pjesa tjetër është e përbërë nga misteriozja “materie e errët”.
Rezultati i kësaj shtytje zgjeruese është, megjithatë i qartë: Universi do të fillojë drejt një Ngrirjeje të Madhe. Nëse shtytja kundërshtuese do të duhej të shtohej më tej, siç e parashikojnë disa, pasojat do të ishin akoma më të forta: do të shpërbëheshin më parë galaksitë, pastaj yjet, planetët dhe në fund, atomet.
Materia do të copëtohej në komponentet e saj më themelore, çdonjëra nga të cilat do të mbetej e izoluar nga të tjerat. Kjo hipotezë është quajtur si Big Rip, “Çarja e Madhe”. I vetmi ngushëllim: e gjitha kjo do të ndodhte pas shumë miliarda vitesh./Bota.al

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Si do të përfundojë universi?
Si do të përfundojë universi?
http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/2015/08/633x347/mistere.PNG
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/08/si-do-te-perfundoje-universi.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/08/si-do-te-perfundoje-universi.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy