Shqipëria shpreson, Portugali “e gjymtuar” në Elbasan

Kur na ndajnë më pak se dy javë nga sfida e 7 Shtatorit mes Shqipërisë dhe Portugalisë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, situata në të...

Kur na ndajnë më pak se dy javë nga sfida e 7 Shtatorit mes Shqipërisë dhe Portugalisë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, situata në të cilën gjendet përfaqësuesja luzitane nuk është shumë e mirë dhe shanset e kombëtares kuqezi për të arritur një tjetër fitore historike ndaj Portugalisë pas asaj në Aveiro sa vinë e shtohen.
Të premten trajneri Fernando Santos do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e Shtatorit ndaj Francës dhe Shqipërisë, por problemet për 60-vjeçarin nuk mungojnë. Portugalia do të jetë praktikisht pa mesfushë në sfidën e Elbasanit.
Treshja titullare në repartin e ndërmjetëm në fitoren 3-2 ndaj Armenisë në transfertë e përbërë nga Joao Moutinho-Thiago Mendes dhe Fabio Coentrao, i cili në kombëtare luan më i avancuar se te Reali, nuk do të jetë e njëjta ndaj Shqipërisë. Mesfushori i Monacos ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë për rreth 1 muaj, Thiago nga ana tjetër u ndëshkua me karton të kuq ndaj Armenisë dhe është i skualifikuar ndërsa i vetmi që mund të luajë është Fabio Coentrao, por edhe ky i fundit nuk po kalon një situatë aspak pozitive te Real Madrid dhe nuk ndodhet në formën e tij optimale.
Një tjetër e dhënë që favorizon Shqipërinë është se ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk ka arritur akoma formën e tij ideale, madje në miqësoret e verës ka shënuar vetëm 1 gol. Edhe Danny e Nani nuk janë më ata të dikurshmit. Te Fenerbahche ish lojtari i Manchester United edhe pse luan rregullisht ka humbur shumë nga klasi i tij, ndërsa sulmuesi i Zenitit më shumë sesa titullar lihet në stol nga Villas Boas në pjesën më të mirë të ndeshjeve.
Situata në të cilën ndodhet Portugalia është shpresëdhënëse për Shqipërinë. E sigurtë është që një tjetër fitore ndaj tyre nuk mund të konsiderohet më një mision i pamundur.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Shqipëria shpreson, Portugali “e gjymtuar” në Elbasan
Shqipëria shpreson, Portugali “e gjymtuar” në Elbasan
http://www.fifa.com/mm/photo/world-match-centre/nationalteams/02/43/70/19/2437019_big-lnd.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/08/shqiperia-shpreson-portugali-e-gjymtuar.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/08/shqiperia-shpreson-portugali-e-gjymtuar.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy