Viola Spiro nuk do të jetë më pjesë e Digitalb. Mësohet se bukuroshja është pushuar nga “Digitalb” për arsye që ende nuk dihen. Por ajo ka g...
Viola Spiro nuk do të jetë më pjesë e Digitalb. Mësohet se bukuroshja është pushuar nga “Digitalb” për arsye që ende nuk dihen. Por ajo ka gjetur vend diku tjetër, transmeton Telegrafi.
Vizitat e shpeshta si mysafire në emisionin e Blendi Fevziut, si duket kanë bërë që gazetari i njohur të “joshet” nga Viola.
Tani e tutje biondja simpatike do të jetë gazetare e njërit ndër emisionet më të shikuara “Opinion”.
Kujtojmë ajo u bë e njohur për publikun si velinë në “Fiks fare”, pjesë e së cilit ishte për katër vite me radhë, për të vazhduar më vonë si moderatore në dy emisione sportive.