Gazeta britanike “Daily Mail” ka publikuar një video të shkurtër në të cilin, siç besohet, për herë të parë nga janari, paraqitet pjesëtari ...
Gazeta britanike “Daily Mail” ka publikuar një video të shkurtër në të cilin, siç besohet, për herë të parë nga janari, paraqitet pjesëtari i Shtetit Islamik Jihadi John.
Jihadi John konsiderohet përgjegjës për heqjen e kokave të së paku 7 pengjeve në Siri.
Në xhirimin që zgjat gjithsej 17 sekonda, Jihadi John, emri i vërtetë i të cilit është Mohamed Emvazi (27 vjeç), kërcënohet me kthim në Britani të Madhe ku, siç ka thënë, do të vazhdojë së preri koka njerëzish..
Xhirimi i fundit i Emvazit është në janari e këtij viti kur ai hiqte kokën japonezit Keni Goto.
Thuhet se xhirimi më i ri është bërë në para dy muajsh në Siri, transmeton Koha. net, në territorin e kontrolluar IS dhe se ai është bërë me telefon mobil .
“Daily Mail” e ka publikuar një pjesë të videos pa zë.