Je mashkulli vertet? Provoje! A trembesh nga këto gjëra?

Nuk kanë të bëjnë përmasat e muskujve apo pamja e tij, madje as sesa i zgjuar është apo me sa femra ka fjetur. Është mënyra se si ai e trajt...

Nuk kanë të bëjnë përmasat e muskujve apo pamja e tij, madje as sesa i zgjuar është apo me sa femra ka fjetur. Është mënyra se si ai e trajton një femër dhe veten e tij. Ja disa prej gjërave ndaj të cilave meshkujt e vërtetë nuk duhet të kenë frikë…
Çfarë e bën një djalë një ‘mashkull të vërtetë’?
1- Të thonë ‘Të dua’ në publik
Disa meshkuj janë të turpshëm, por megjithatë një mashkull i vërtetë nuk duhet të ketë ndroje të thotë në publik se të dashuron. Ai duhet të jetë krenar për femrën që ka në krah. Nëse partneri juaj ka tendencën ta fshehë lidhjen nga miqtë apo familja e tij, atëherë me gjasa nuk e ka seriozisht me ju. Në të kundërt do të ishte i lumtur t’i tregonte gjithë botës sa i lumtur dhe i dashuruar është.
2- Të bëjnë aktivitete femërore
Është viti 2015, që do të thotë se rolet gjinore janë në zhdukje. I dashuri juaj nuk duhet të pretendojë se pëlqen futbollin dhe të fshehë pëlqimin që ka për një ‘reality show’. Ai duhet të bëjë çfarë i pëlqen të bëjë. Nëse dëshiron të veshë ngjyrën rozë le ta bëjë atë. Nëse pëlqen të mbajë pastër thonjtë, atëherë s’ka asgjë të keqe të vijë me ty tek estetistja për t’i kuruar ato. Pra, një mashkull i vërtetë duhet të ndihet rehat me gjërat që bën dhe trupin e tij.
3- Të përkushtohen
Ka disa meshkuj që nuk e takojnë asnjëherë personin e duhur, ndaj nuk ka asgjë të keqe nëse dëshirojnë të jetë beqarë. Gjithsesi, nëse një mashkull takon dashurinë e jetës së tij në kohën e duhur, ai nuk duhet të ikë nga frika e angazhimit dhe përkushtimit në lidhje. Ai duhet të jetë guximtar dhe ta vazhdojë këtë lidhje, derisa partnerja të jetë gruaja e jetës.
4- Të qajnë
Është idiotësi të mendosh se vetëm femrat qajnë. Edhe meshkujt mund t’ia plasin të qarit dhe ky nuk është turp sepse dhe ata janë njerëz. Kjo i ndodh gjithkujt!
5- Të jenë romantikë
Disa meshkuj kanë frikë të jenë romantikë sepse nëse miqtë e tyre e marrin vesh, do t’i përqeshin apo do t’i venë në lojë. Gjithsesi, meshkujt e vërtetë nuk duhet t’i lejojnë miqtë t’i ndalojnë të bëjnë gjeste romantike për femrën që dashurojnë.
6- Të ndjekin ëndrrat e tyre
Meshkujt nuk jenë trima kur vjen puna për të vrarë merimangat apo për t’u hedhur nga shkëmbinjtë. Ata duhet të kenë guximin të ndjekin ëndrrat e tyre, gjithashtu, shkruan Anabel. Nuk ka rëndësi nëse dëshirojnë të bëhen aktorë, dentistë apo balerinë, ata duhet të ndjekin ëndrrat që kanë.
7- Të jetë baba/partner me kohë të plotë
Meshkujt nuk duhet të kenë frikë të gatuajnë, pastrojnë apo të kujdesen për fëmijët. Ata nuk duhet të ndihen në siklet pse është partnerja ajo që sjell më shumë para në shtëpi. Nëse bëhet fjalë për një lidhje serioze, atëherë nuk ka asgjë të keqe në përmbushjen e çfarëdo lloj roli që është i nevojshëm në shtëpinë tuaj.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Je mashkulli vertet? Provoje! A trembesh nga këto gjëra?
Je mashkulli vertet? Provoje! A trembesh nga këto gjëra?
http://www.javanews.al/wp-content/uploads/2015/08/meshkujt1-620x330-620x330.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/08/je-mashkulli-vertet-provoje-trembesh.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/08/je-mashkulli-vertet-provoje-trembesh.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy