“Babai erdhi me gomone për të më dhuruar një ëndërr”

“Vogëlushi Elseid ngrihej herët në mëngjes për të luajtur futboll në ndonjë cep rruge në qytetin e tij të Shkodrës që ndodhet në veri të Shq...

“Vogëlushi Elseid ngrihej herët në mëngjes për të luajtur futboll në ndonjë cep rruge në qytetin e tij të Shkodrës që ndodhet në veri të Shqipërisë. Elseidi e ëndërronte futbollin. Ai luante dhe më pas ndihmonte mamanë e tij Shpresa dhe tre motrat, ndërsa i ati u largua drejt Italisë në vitin 1996 kur ai ishte vetëm 2 vjeç”.
Kështu e nis e përditshmja “Il Mattino” rrëfimin e jetës së mbrojtësit shqiptar që gjatë merkatos së verës bëri hapin e madh të karrierës duke u transferuar te Napoli.
Që në moshën 14-vjeçare Hysaj emigroi drejt Italisë, ndërsa tashmë në moshën 21-vjeçare ai është një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares Shqiptare. Në intervistën dhënë për gazetën italiane, Hysaj e nis rrëfimin me përrallën që po jeton.
“Jam i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur sepse histori të tilla përsëriten një në një milionë. Për këtë fakt më prekin shumë historitë e muajve të fundit ku mijëra emigrantë detyrohen të udhëtojnë me gomone për të shuar urinë. Të njëjtën situatë përjetonim edhe ne në vitet 90″, thekson 21-vjeçari me zemër të artë.
Në vijim ai shton se sakrificat e bëra nga babai e kanë forcuar edhe pse në atë kohë ka vuajtur.
“Bëhesh më i fortë kur mendoj se ai ka sfiduar vdekjen për të kaluar Adriatikun me një gomone 10 vendëshe ku ishin 30 njerëz të dëshpëruar dhe të ngjeshur pas njëri-tjetrit. Ata sfiduan dallgët 6-7 metra të larta. Të fortë të bën fakti që e di se shumë të tjerë nuk ia dolën mbanë të mbërrinin deri në breg”, vijon rrëfimin e tij Hysaj që shton se tashmë që firma e të atit ka falimentuar ai nuk duhet të shqetësohet sepse me të ardhurat që arkëton mund t’i sigurojë një jetë të qetë.
Por cilët janë idhujt dhe ëndrrat e Hysajt për të ardhmen? “Zanetti, Tare dhe Cana janë idhujt e mi. Dy të fundit i kanë hapur rrugën Shqipërisë dhe kanë bërë që në Itali të kuptojnë se të blesh lojtarë shqiptarë nuk është një bast. Unë synoj që bashkë me Napolin të arrijmë në zonën Champions, por e zgjodha këtë skuadër për të fituar tituj në të ardhmen”, deklaron mbrojtësi që u rrit në zonën e Toskanës.
Hysaj ndalet edhe te një koment i gjatë për trajnerin Sarri, një mësues brenda dhe jashtë fushës së lojës.
“Ai është një trajner i madh dhe duhet të tregojë se sa i zoti është. Këtë vit ka mundësinë për të treguar gjithë vlerat e tij. E shikoj të karikuar pasi ka në dispozicion një skuadër të mirë. Futbolli është pasioni dhe gëzimi i tij, nuk e bën këtë profesion për para”, shton Hysaj.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: “Babai erdhi me gomone për të më dhuruar një ëndërr”
“Babai erdhi me gomone për të më dhuruar një ëndërr”
http://www.albeu.com/dokumenta/foto/hysaj_ok1.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/08/babai-erdhi-me-gomone-per-te-me-dhuruar.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/08/babai-erdhi-me-gomone-per-te-me-dhuruar.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy