Skënderbeu "shënjestron" futbollistin që do të afrojë para ndeshjes Play Off në Champions League kundër Dinamo Zagreb. Bëhet fjal...
Skënderbeu "shënjestron" futbollistin që do të afrojë para ndeshjes Play Off në ChampionsLeague kundër Dinamo Zagreb. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares Andi Lila. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka mbetur paekip që pas falimentimit të Parmës në Itali dhe rrëzimit të saj në Serie D.
Kavajasi deri më tani ka shpresuar arritjen e akordit me ndonjë klub tjetë në Itali, por asgjë nuk ka ndodhur dhe futbollisti vazhdon të jetë i lirë. Ai duhet të bashkohet sa më shpejt me një skuadër për të kapur formën e duhur për sezonin e ri në mënyrë që të vazhdojë të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet e mbetura eleminatore për "France 2016".
Duke qënë se Skënderbeu të paktën deri në dhjetor do të luajë futboll në nivele të larta duke marrë pjesë në grupet e Champions ose Europa League, Lila do të kishte mundësinë të bashkohej me një ekip shumë cilësor dhe të tregonte reklamonte veten e tij për ndonjë transferim jashtë shtetit sërish në merkaton e janarit.
Në ditët në vazhdim do të mësohet më shumë rreth tratativave të korçarëve me futbollistin kavajas. /albeu.com/