7 shenja që tregojnë që je pesimist dhe si ta ndryshosh

Unë nuk kam takuar kurrë një pesimist që e ka zgjedhur vetë pesimizmin si mënyrë të menduarit. Thjesht ndodh. Në jetët tona ne dëmtohemi nga...

Unë nuk kam takuar kurrë një pesimist që e ka zgjedhur vetë pesimizmin si mënyrë të menduarit. Thjesht ndodh. Në jetët tona ne dëmtohemi nga njerëzit. Disa herë është aksidentale, disa herë me qëllim. Unë e mendoj atë si rregulli 1%. Nëse 1% e njerëzve në jetën tënde të ka bërë keq, pse të ndryshosh mënyrën tënde të të sjellurit me 99% të tyre? Dhe me veten? Këtu keni 7 shenjat që tregojne se mund te kesh hyrë padashur në pesimizëm.

1. I nënvlerëson sukseset e tua.

Ne të gjithë kemi arritur disa suksese në jetë, dhe ndonjëherë duhet t’i shijosh ato në vend që ti ulësh, duke ia ditur për nder dikujt tjetër, ose duke i quajtur fat. Kur ke bërë dicka të paparë, mos shiko shtrembër, por jepi vetes pak lavdi.

2. Dorëzohesh shumë shpejt.

Nëse nuk beson se do të arrish dicka me punën tënde, kur i afron gjërat pesimiste, mund te dalësh nga shinat dhe te heqësh dorë lehtësisht. Merr frymë thellë, pusho pak, hiqe fytyrën nga puna për një minutë, por mos i lër pengesat e vogla të të ndalin. Mos u dorëzo!

3. E ke të vështirë të falësh të tjerët.

Pesimistët e kanë të vështirë të falin. E di këtë gjë shumë mirë. Kur unë mërzitem shumë me dikë, kujtoj që urrejtja është si të pish helm dhe të presësh që ato të sëmuren. Unë i kam premtuar vetes  qe do të fal. Por prapë i ndiej këto ndjenja. Nuk mund t’i mohosh ato, por mund t’i shmangësh me anë të një mënyre të shëndetshme.

4. Pret më të keqen.

Është e lehtë të ndodhi kur je pesimist. Mund të ndalosh së prituri më të keqen thjesht duke mos pasur parashikime! Kam kuptuar se sa më pak parashikime të kem, aq më i gëzuar jam.

5. Vepron me egoizëm.

Pasi je bërë pesimist, të kujdesesh për të tjerët kalon në plan të dytë. Pse ti ndihmosh të tjerët kur nuk merr asgjë në shkëmbim? Kjo nuk është një  mënyrë e mirë sesi të kalosh jetën. Nuk po sugjeroj që ti vësh të tjerët në plan të parë, por ndoshta ndonjëherë mendo për të tjerët përpara vetes. Mund të surprizoheni sesa mirë do të ndihesh.

6. Je dyshues ndaj qëllimeve të të tjerëve.

Është e rëndësishme të besosh tek njerëzit deri sa të kesh një arsye për të mos i besuar. Nuk është e shëndetshme të mendosh se të tjerët përpiqen gjithmonë të perfitojnë nga ti, edhe pse duket se ata duan të ndihmojnë. Nëse dikush është duke bërë diçka të mirë për ty, mendo se ashtu është me të vërtetë. Ata vetëm po tregohen të mirë.

7. Je xheloz për suksesin e të tjerëve.

Po, ndonjëherë ta shpif kur nuk merr rritje në detyrë apo nuk lidhesh me vajzën që do, por ky është shansi nganjëherë. Nuk ke pse të ndihesh keq. Mendo për gjërat e bukura që kanë ndodhur tashmë. Ndihu i gëzuar për to gjithashtu!

Burimi: http://higherperspectives.com/pessimist/

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: 7 shenja që tregojnë që je pesimist dhe si ta ndryshosh
7 shenja që tregojnë që je pesimist dhe si ta ndryshosh
http://i0.wp.com/www.bleta-pertace.com/wp-content/uploads/2015/04/pessimist.jpg?w=700
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/08/7-shenja-qe-tregojne-qe-je-pesimist-dhe.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/08/7-shenja-qe-tregojne-qe-je-pesimist-dhe.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy