UEFA pranon vendimin e KAS-it, nuk do apelojë

UEFA nuk do të apelojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që i dha Shqipërisë fitoren pas skandandalit të dhunës dhe racizimit në S...


UEFA nuk do të apelojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që i dha Shqipërisë fitoren pas skandandalit të dhunës dhe racizimit në Serbi.
Konfirmimi erdhi për Agon Channel, nga zyra e shtypit të konfederatës europiane të futbollit.
Pyetjes nëse po mendon të apelojë vendimin e CAS të Lozanës për ndeshjen e 14 tetorit 2014, Serbi-Shqipëri, UEFA iu përgjigj: “I nderuar zotëri. Vendimi i dhënë nuk apelohet. Përshëndetje të përzemërta. UEFA, Media dhe Marrëdhënie me Publikun”.
Me këto pak fjali, institucioni i drejtuar nga Michel Platini pranon verdiktin e CAS dhe dorëzohet përpara Shqipërisë, që festoi fitoren në tavolinë. Një qëndrim që i jep fund të gjitha spekulimeve.
Menjëherë pasi paneli i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv u shpreh, në qëndrimin zyrtar, ku e cilësoi “vendim politik”, një “turp për drejtësinë” dhe “skandal për futbollin europian dhe botëror”, federata serbe njoftoi se po shqyrtonte hapat që do të ndiqte. Aty përfshihej një kërkesë për UEFA-n, që të mbështeste apelimin e serbëve në Gjykatën Federale të Zvicrës.
Përgjigja zyrtare e dhënë për Agon Channel, shërben edhe si përgjigje për autoritetet në Beograd. Në korrespondencën e mëparshme, UEFA sqaroi edhe ndryshimet çoroditëse në renditjen e Grupit I të Euro 2016.
“Bëhej fjalë thjesht për një problem teknik, klasifikimi është korrigjuar”, citohej në reagimin e zyrave të Nionit, duke nisur edhe linkun, ku Shqipëria e sheh veten në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Danimarkën, por e penalizuar nga barazimi 1-1 në Elbasan. Ndërkohë, Serbia është e fundit, me -2 pikë.
Kjo është renditja finale, e pranuar edhe nga Federata Shqiptare, që bazohet në nenin 13, ku sqarohet pozicionimi i skuadrave me pikë të barabarta. Zyrtarët në Nion mbështeten në pikën d, të sistemit të turneut për kualifikimin kur skuadrat kanë pikë të barabarta. Aty theksohet se renditja përcaktohet nga “Numri më i lartë i golave të shënuar në fushë kundërshtare në ndeshjet mes tyre”.
Një pikë që lë hapësira për interpretim, sepse teorikisht ajo hyn në fuqi vetëm për renditjen finale, pasi nuk mund të japë një qëndrim të drejtë për aq kohë kur skuadrat kanë luajtur vetëm një ndeshje. Është pikërisht me këtë nen që UEFA e lë Shqipërinë të tretën në grup, edhe pse për momentin Kombëtarja është në zonën e klasifikimit direkt, si e treta më e mirë e kualifikueseve.Tifozet Kuq e Zi, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nAlbanian fans, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: UEFA pranon vendimin e KAS-it, nuk do apelojë
UEFA pranon vendimin e KAS-it, nuk do apelojë
https://i.ytimg.com/vi/eF-eiIC_cak/hqdefault.jpg
https://i.ytimg.com/vi/eF-eiIC_cak/default.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/07/uefa-pranon-vendimin-e-kas-it-nuk-do.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/07/uefa-pranon-vendimin-e-kas-it-nuk-do.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy