Shalke kërkon Gashin, gati 8 milion € për Bazelin

Shkëlzen Gashi është lojtari më në formë i kombëtares shqiptare në këtë vit kalendarik, por edhe më tej. Me golat dhe paraqitjet e tij në kl...

Shkëlzen Gashi është lojtari më në formë i kombëtares shqiptare në këtë vit kalendarik, por edhe më tej. Me golat dhe paraqitjet e tij në klubin ku luan, Bazeli, ai ka bërë për vete jo vetëm tifozët e kampionëve helvetë, por edhe klube të huaja. Dhe nuk bëhet fjalë për klube dosido, por së fundi flitet për një interesim të gjigantëve të Bundesligës, Shalke 04.
Sipas medias zvicerane, konkretisht “fussballinfos.ch”, skuadra e njohur gjermane ka bërë një ofertë prej 8 milionë eurosh për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashin. Megjithë rekrutimin e Franco Di Santos, Shalke do ta përforcojë më shumë repartin ofensiv. Klubi gjerman nuk po dorëzohet, përkundrazi, i ka shtuar përpjekjet për ta bërë të vetin Shkëlzen Gashin (26 vjeç).
8 milionë euro janë vendosur në tavolinë të bisedimeve me Bazelin për të marrë shërbimet e sulmuesit, ndërkohë që po reziston klubi kampion i Zvicrës, që deri më tani nuk ka dhënë shenja se do të privohet nga ylli i tij. Sikurse dihet, Shkëlzen Gashi ka kontratë me kampionët zviceranë deri në vitin 2018. Ai iu bashkua një vit më parë Bazelit, me të cilin doli shënuesi më i mirë dhe fitoi titullin kampion në shtetin helvet. Edhe kampionatin e ri zviceran, që ka luajtur dy javët e para, e ka nisur me gol sulmuesi shqiptar.
Konkretisht, dje, në ndeshjen ndaj Grasshopersit, në fushën e këtij të fundit, Gashi realizoi golin e zhbllokimit të rezultatit nga një goditje dënimi, ndërsa Bazeli fitoi 3-2. Kampionatin e kaluar, Shkëlzen Gashi e mbylli si golashënuesi më i mirë në Zvicër, ndërkohë që shënoi plot 22 gola. Një edicion më parë, si pjesë e Grasshopersit, lojtari i kombëtares shqiptare do të regjistronte 19 gola të shënuar. Pra, nga viti në vit, Shkëlzen Gashi është kthyer në një “makineri golash”, edhe pse nuk luan si sulmues i mirëfilltë. /telesport.al/

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Shalke kërkon Gashin, gati 8 milion € për Bazelin
Shalke kërkon Gashin, gati 8 milion € për Bazelin
https://i.ytimg.com/vi/b8cQ4JATrWA/hqdefault.jpg
https://i.ytimg.com/vi/b8cQ4JATrWA/default.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/07/shalke-kerkon-gashin-gati-8-milion-per.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/07/shalke-kerkon-gashin-gati-8-milion-per.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy