Puna e shkëlqyer jep rezultat, De Biazit i vjen një ofertë 1.7 milion €

Xhani De Biazi është në kulmin e vet që nga koha kur ka marrë drejtimin e Shqipërisë. Fitoret kundër Norvegjisë, Portugalisë, Francës si dhe...

debiaziXhani De Biazi është në kulmin e vet që nga koha kur ka marrë drejtimin e Shqipërisë.
Fitoret kundër Norvegjisë, Portugalisë, Francës si dhe ecuria mbresëlënëse e kuqezinjve në këto eliminatore, sigurisht që i ka rritur kreditet edhe në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, ai ka pranuar se ka marrë një ofertë nga një klub i huaj, por nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.
“Një klub i huaj më ka kërkuar me insistim dhe vazhdon ta bëjë. Por unë kam dëshirë të shkojmë me Shqipërinë në Europianin e Francës. Vetëm kaq mund të them tani”, ka deklaruar De Biazi për “tuttomercatoweb”, duke konfirmuar kështu se nuk ka ndër mend të tundohet nga mundësitë e tjera që i krijohen, për të çuar deri në fund misionin e nisur me kuqezinjtë. Po për çfarë oferte bëhet fjalë? Klubi është nga Emiratet Arabe dhe oferta është 1.7 milionë euro në kompleks. 1.5 milionë euro në sezon për trajnerin dhe 200 për një nga ndihmësit e tij. Burime pranë stafit të trajnerit bëjnë me dije se rolin e negociatorit po e bën Bazile Boli.
Ish-futbollisti i Kombëtares franceze, i cili të vetmin gol me fanellën e “gjelave”, si për ironi të fatit, ia ka shënuar Shqipërisë. Po, bëhet fjalë për ndeshjen e 17 nëntorit 1990, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 1992″. Në stol asokohe ka qenë Mishel Platini. De Biazi ndërkaq e ka refuzuar ofertën, ose më saktë e ka lënë pezull atë. Momentalisht, është i  fokusuar te Shqipëria, por mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen. Deri tani Duka e ka dribluar dy herë çështjen e rinovimit të trajnerit, edhe pse ky i fundit i ka lëshuar sinjale të pastra se ka dëshirë të qëndrojë me kuqezinjtë. Nga ana tjetër, disa ish-trajnerë të përfaqësueses, si Birçe dhe Bajko janë të mendimit se FSHF nuk ka pse të nxitohet me rinovimin e De Biazit. Më mirë që ai të nënshkruajë në fund të këtij edicioni. Gjithsesi, momentalisht duket e vështirë që të mos jetë në krye të Shqipërisë në rast kualifikimi në “Euro 2016″, edhe pse 1.5 milionë euro mbetet një shifër shumë e majme… /Panorama Sport/

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Puna e shkëlqyer jep rezultat, De Biazit i vjen një ofertë 1.7 milion €
Puna e shkëlqyer jep rezultat, De Biazit i vjen një ofertë 1.7 milion €
http://superligashqiptare.com/wp-content/uploads/2015/07/debiazi-300x218.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/07/puna-e-shkelqyer-jep-rezultat-de-biazit.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/07/puna-e-shkelqyer-jep-rezultat-de-biazit.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy