Ja çfarë shkruajnë mediat e Italisë për Kombëtaren shqiptare

Mediat italiane e konsiderojnë Kombëtaren shqiptare si kundërshtarët shumë të vështirë në elemninatoret për Botërorin ‘Rusia 2018’  Italia d...

Mediat italiane e konsiderojnë Kombëtaren shqiptare si kundërshtarët shumë të vështirë në elemninatoret për Botërorin ‘Rusia 2018’ 

Shqiperia

Italia dhe Shqipëria në një grup eliminator është një risi që tremb edhe popullin fqinjë përtej Adriatikut. Miqësorja e Genoas i ka ndihmuar dy skuadrat ta njohin më mirë njëra-tjetrën, por mbi të gjitha të afrojnë edhe më shumë dy popuj kaq të afërt, transmeton SuperSport.
Ishte pikërisht ajo sfidë dhe ecuria mbresëlënëse e Shqipërisë gjatë eliminatoreve të Europianit që ngjallin interes te mediat italiane, të cilat e kanë analizuar si të vështirë shortin e kombëtares së kaltër për Botërorin 2018 ku përveç Spanjës, skuadra e Contes duhet të bëjë llogaritë edhe me Shqipërinë.
Trajneri Conte e cilësoi një grup të vështirë por edhe stimulues, ndërsa komentuesit në rrjetet sociale apo blogjet e gazetave kryesore përtej Adriatikut kërkojnë që kombëtarja e kaltët të mos e nënvleftësojë Shqipërinë.
E përditshmja “Gazzetta Dello Sport” veçon Spanjën, Shqipërinë dhe Izraelin si kundërshtarët më të fortë të Italisë.Në një tjetër shkrim, kjo e përditshme thekson se Spanja mbetet favorite, por Shqipëria e De Biasit po kalon momentin më të mirë, ndërsa Izraeli, Maqedonia e Lihtenshtejni janë ekipe të një niveli më të ulët, shkruan SuperSport.
Një komentues në faqen e të përditshmes në internet shkruan:“Vendimtare do të jetë të mos lemë pikë me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë, por mbi të gjitha të evitojmë humbjen me Shqipërinë dhe Izraelin”, ndërsa një tjetër shton: “Me Spanjën mund të luajmë si të barabartë, por kujdes Shqipërinë sepse është një kombëtare surprizë”.
Pas miqësores me kombëtaren e Italisë në nëntor, italianët duket se kanë mësuar më shumë për kuqezinjtë pasi në një sondazh të publikuar në faqen e “Facebook”, “Gazzetta Dello Sport” i pyet lexuesit e saj se sa shanse ka Italia për të siguruar finalet e Botërorit.
Shumë prej tyre e cilësojnë Shqipërinë një kundërshtar të rrezikshëm pasi drejtohet nga një trajner ekspert si Gianni De Biasi, madje ka edhe nga ata që kalojnë çdo fantazi duke theksuar se Italia dhe kuqezinjtë do të luftojnë për vendin e parë ndërsa Spanja nuk do t’ia dalë mbanë.
E përditshmja tjetër, “Corriere Dello Sport” e shikon si shumë të rrezikshëm grupin H. “Corriere Della Sera” thekson se përveç Spanjës, Italia duhet të bëjë llogaritë edhe me Shqipërinë e drejtuar nga De Biasi.
Ndërkohë edhe “La Repubblica” e cilëson të vështirë Grupin G për faktin se bën pjesë edhe Spanja, por nënvizon se Shqipëria dhe Izraeli nuk duhen nënvleftësuar.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Ja çfarë shkruajnë mediat e Italisë për Kombëtaren shqiptare
Ja çfarë shkruajnë mediat e Italisë për Kombëtaren shqiptare
http://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/07/Shqiperia1-650x358.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/07/ja-cfare-shkruajne-mediat-e-italise-per.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/07/ja-cfare-shkruajne-mediat-e-italise-per.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy