Gashi zëvendësuesi i Immobile te B.Dortmund

Karriera e Shkëlzen Gashit mund të marrë një kthesë të papritur. Që golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane gjatë 2 sezoneve të fundit...

gashi2Karriera e Shkëlzen Gashit mund të marrë një kthesë të papritur. Që golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane gjatë 2 sezoneve të fundit kërkohet nga shumë klube të njohura në Europë, kjo nuk përbën më lajm por së fundmi në garën për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar ka hyrë edhe një nga skuadrat më të mëdha të futbollit gjerman. Një lajm me të vërtetë sensacional ky pasi emri i Shkëlzen Gashit po lakohet si zëvendësuesi i Ciro Immobiles te Borussia e Dortmundit, të paktën kështu raportojnë mediat zvicerane dhe më konkretisht “Fussballinfos.ch”.

Me largimin e bomberit italian te Sevilla verdhezinjtë e Thomas Tuchel po punojnë për të blerë një tjetër sulmues dhe drejtuesit e Dortmundit e kanë përqëndruar vëmendjen pikërisht te Gashi. 26-vjecari i Kombëtares Kuqezi aktualisht është i lumtur te Baseli dhe ka një kontratë që e lidh me kampionët e Zvicrës deri në vitin 2018 por kur bëhet fjalë për një skuadër si Borussia e Dortmundit cdo futbollist do të tundohej nga një kalim i mundshëm në “Signal Iduna Park”, përfshirë këtu edhe Gashin.

Baseli e vlerëson kartonin e 26-vjecarit rreth 8 milionë Euro dhe nëse te Dortmundi duan të kenë në skuadër një lojtar si Shkëlzen Gashi që të garanton minimalisht 20 gola në sezon duhet të paguajnë këtë shumë. Do të transferohet apo jo sulmuesi shqiptar në Bundesliga kjo mbetet për t’u parë, por e sigurtë është që merkatoja e kësaj e vere sa më shumë kohë kalon aq më nxehtë bëhet, Gashi nga ana e tij është gati për të ndërmarrë hapin e madh në karrierë./SuperSport

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Gashi zëvendësuesi i Immobile te B.Dortmund
Gashi zëvendësuesi i Immobile te B.Dortmund
http://opozita.com/wp-content/uploads/2015/07/gashi2.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/07/gashi-zevendesuesi-i-immobile-te.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/07/gashi-zevendesuesi-i-immobile-te.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy