post-feature-image

Ekskluzive/ Erza, shqiptarja që mahniti Francën këndon “Kuq e zi”

Kjo është Erza Muqolli, vogëlushja 9-vjeçare, që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.  9-vjeçarja nga Drenasi i Kosovës, mori pjesë në tale...

Ja sa i vogël është “i madhi” Getoar (Foto)
Vajza e Eli Farës s’përmbahet, provokon sërish (Foto)
Edhe Enca kopjon Era Istrefin (Foto)

Kjo është Erza Muqolli, vogëlushja 9-vjeçare, që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.  9-vjeçarja nga Drenasi i Kosovës, mori pjesë në talent show-n francez, “La France a un incroyable talent” (Franca ka një talent mahnitës). Por edhe pse nuk fitoi, duke marrë vetëm vendin e tretë në këtë konkurs, Erza ka mahnitur me zërin e saj jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë francez, aq sa mediat e krahasuan me një Celine Dion të vogël.

E veçanta e prezencës së Erza Muqollit në këtë spektakël muzikor qëndronte jo vetëm tek talenti dhe interpretimi i këngës franceze “Eblouie pa la nuit”, por ajo ka kënduar edhe në gjuhën shqipe, duke i mahnitur të gjithë, aq sa edhe publiku ”i  ftohtë” francez i gjendur në salë, nuk rreshti së duartrokituri 9-vjeçaren shqiptare.

Këtë radhë Erza ka zgjedhur një mënyrë më origjinale dhe të drejtpërdrejtë. Përmes një video të realizuar ekskluzivisht për JavaNews.al, 9-vjeçarja shqiptare ka vendosur të përshëndesë të gjithë shqiptarët.

Dhe vogëlushja e bën këtë në mënyrën më të mirë. E veshur e tëra kuqezi, ajo ka interpretuar mrekullisht këngën e kthyer në hit për popullin shqiptar “Kuq e Zi”.

Me një fytyrë ëngjëllore, dhe me një zë mahnitës, Erza Muqolli tregon se ndihet krenare që është shqiptare, dhe se këtë gjë do ta tregojë gjatë gjithë karrierës së saj që duket mëse e ndritur. Dhe konkursi muzikor në Francë duket të jetë vetëm fillimi.

Përveç këtij mesazhi video, Erza e vogël ka dhënë një intervistë interesante për revistën Java, e cila do të publikohet të shtunën në faqet e revistës. Mos e humbni rastin për t’u njohur me një talent që do të bëjë të flitet shumë për të në të ardhmen.


COMMENTS

DISQUS
Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Ekskluzive/ Erza, shqiptarja që mahniti Francën këndon “Kuq e zi”
Ekskluzive/ Erza, shqiptarja që mahniti Francën këndon “Kuq e zi”
http://www.javanews.al/wp-content/uploads/2015/07/erza-full-700x417.png
https://i.ytimg.com/vi/2s5Jv1VdY_w/default.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/07/ekskluzive-erza-shqiptarja-qe-mahniti.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/07/ekskluzive-erza-shqiptarja-qe-mahniti.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy