E pabesueshme cfare shkruajne mediat e huaja per Kombetaren Shqiptare

Mediat e huaja e kanë komentuar në mënyrë pozitive vendimin e dhënë nga CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke vënë theksin tek dhuna që u us...

Shqiperia-640x358
Mediat e huaja e kanë komentuar në mënyrë pozitive vendimin e dhënë nga CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke vënë theksin tek dhuna që u ushtrua ndaj futbollistëve të Kombëtares Shqiptare në stadiumin e Partizanit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014 nga huliganë serbë që pushtuan fushën e lojës.
Nga ana tjetër, në analizën e tyre evidentohet fakti se Shqipëria ka pasur një rritje të rëndësishme në lojë e rezultate gjatë viteve të fundit, duke qenë një kandidate e fortë në grupin i eliminator për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Europian Francë-2016. Në analizën e shumë mediave sportive online, evidentohen statistikat bindëse të ekipit kuqezi, numri i paktë i golave të pësuar, fitorja me Portugalinë dhe fitorja në miqësoren me Francën, bindshmëria në lojë me rivalët e tjerë në grup dhe natyrisht pozicionimi i saj në FIFA në vend të 36-të si dëshmi e rritjes cilësore dhe e shtimit të pikëve të saj në klasifikimin botëror. Të gjitha këto, e bëjnë ekipin tonë pretendent për t’u kualifikuar në Euro-2016. Media të tilla si “L’Equipe” franceze, “Gazzetta dello Sport” italiane etj, kanë sjellë të dhëna interesante rreth ecurisë së Kombëtares Shqiptare. Qëndrimi Vendimi i CAS zbardhi realisht atë që ndodhi në mbrëmjen e 14 Tetorit dhe i dha Shqipërisë atë që meritonte, jo vetëm për një mbrëmje por në total për atë që ka zhvilluar në këto eliminatore. Nëse i hedh një sy statistikave të këtij edicioni, Shqipëria është padyshim skuadra më e mirë në Grupin i për momentin. Portugalia është e vërtetë se kryeson me 2 pikë më shumë grupin, por ka dhe një ndeshje më shumë se kombëtarja. Shqipëria është e vetmja skuadër pa humbje në grup, e vetmja që i ka shkaktuar Portugalisë një humbje dhe gjithashtu dhe mbrojtja më e mirë e këtyre eliminatoreve, me vetëm dy gola të pësuar. Shqiptarët kanë mesataren më të lartë të pikëve, 2.5 për ndeshje, më të lartë madje se dhe ajo e portugezëve që aktualisht kanë një mesatare prej 2.4 pikë për takim. Për më tepër, nëse ndeshjet me Francën do të llogariteshin si të vërteta dhe jo miqësore, Shqipëria do të ishte aktualisht kryesuese e grupit me 14 pikë, duke lënë pas Portugalinë me 12, Francën me 11 dhe Danimarkën me 10, duke qenë e vetmja që gjithashtu i ka shkaktuar një humbje ekipit të Deshamps. Ndaj përtej kritikave të Olsen, ndrojtjes së Portugalisë për fatin e grupit nga tani e mbrapa apo dhe etiketimeve të serbëve për provokime, CAS me 3 pikët e saj nuk futi në vallë për Europianin një përfaqësuese të rëndomtë, por një kombëtare që ka dëshmuar se deri në këto momente, ka qenë më e mira e grupit. Këtë e thonë shifrat dhe këto të fundit asnjëherë nuk gabojnë. Dhe duke u lidhur me shifrat, evidentohet se Shqipëria është më e mira e grupit dhe e meriton kualifikimin në Europian. Ky është përfundimi që nxjerrin mediat e huaja për grupin i kualifikues dhe shanset e Shqipërisë për kualifikim.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: E pabesueshme cfare shkruajne mediat e huaja per Kombetaren Shqiptare
E pabesueshme cfare shkruajne mediat e huaja per Kombetaren Shqiptare
http://lajmshqip24.com/wp-content/uploads/2015/07/Shqiperia-640x358.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/07/e-pabesueshme-cfare-shkruajne-mediat-e.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/07/e-pabesueshme-cfare-shkruajne-mediat-e.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy