De Biazi: Për mua ska pushime, po mendoj për Danimarkën

Edhe pse është në prag të pushimeve, Gianni De Biasi mendon për ndeshjet e Shtatorit. Janë dy kundështarë të fortë si Danimarka e Portugalia...

debiaziEdhe pse është në prag të pushimeve, Gianni De Biasi mendon për ndeshjet e Shtatorit. Janë dy kundështarë të fortë si Danimarka e Portugalia. Në një intervistë për Televizionin Klan, trajneri me pasaportë shqiptare, thotë se do të aktivizojë lojëtarët më në formë, në një formacion të ngjashëm me atë që fitoi ndaj Armenisë.
“Do të luajmë që në Shtator me dy kundërshtarë tepër të fortë, që do të na e vështirësojnë punën. Në atë moment kampionatet janë në fillimin e tyre dhe do të afrohen natyrisht ata lojtarë, të cilët janë më në formë. Do të jetë një formacion i thuajse i ngjashëm me atë që patëm në takimin me Armeninë, duke përjashtuar të dëmtuarit e mundshëm, natyrisht Mavrajn”.
Rruga drejt finaleve të Euro 2016 kalon nga e famshmja ndeshje me Serbinë, që pritet të ketë një vendim përfundimtar pas disa ditësh.
“Vendimi për ndeshjen me Serbinë është shtyrë disa herë dhe nuk di nëse kjo është diçka e mirë ose jo. Nuk dua të flas me shumë, pasi mund të zhgënjehemi në fund, por verdikti i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv është i rëndësishëm për të ardhmen e Kombëtares.
Loja e Kuqezinjve është rritur në nivel me kalimin e viteve dhe kjo ka bërë që në shortin e kualfikueseve të Kupës së Botës 2018,  Shqipëria të jetë në vazon e tretë. De Biasi shpreson në një grup të favorshëm.
“Tani ndodhemi në vazon e tretë dhe kemi shansin që të kemi kundërshtarë më të dobët, por nuk i dihet fatit të goglave. Unë dua të shmang ekipet që renditet të parat, si Gjermania apo Belgjika dhe të kemi përballë skuadra që janë më të arritshme për ne”.
Gianni De Biasi komenton edhe paraqitjen e parë të ekipeve shqiptare në Europë. Ai e ndoqi në stadium takimin mes Kukësit dhe Torpedo Zhodino.
“Rezultati i Laçit nuk më pëlqeu, pasi ka treguar një lojë të mirë gjatë sezonit. Kukësin e ndoqa në stadium. Mendoj se mund të kishte arritur një fitore më të thellë që do t’i siguronte kualifikimin. Më vjen keq për Partizanin, por ka mundësi që ta kthejë rezultatin në Tiranë, megjithatë kjo varet edhe nga gjendja e futbollistëve. Skënderbeu është një garanci, pasi ka rreth 5 vite që fiton dhe është një realitet që mund të çojë një ekip shqiptar që të shkojë në fazën e grupeve”.
Veç skuadrave shqiptare, ai është i vëmendshëm edhe ndaj zhvillimeve të tjera në vend, veçanërisht pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Por shpreh keqardhje që nuk pati mundësi të votojë në zgjedhjet e 21 Qershorit.
Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares“Nuk votova, pasi nuk e kisha emrin në listë, koha ishte e pamjaftueshme për t’u përfshirë, pasi kisha pak kohë që isha nënshtetas shqiptar. Herën tjetër ndoshta mund të votoj”.
Ndoshta Gianni De Biasi do të jetë trajneri i Kombëtares edhe pas Euro 2016, por e ardhmja e tij do të varet edhe nga objektivi i kualifikimit në këtë aktivitet.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: De Biazi: Për mua ska pushime, po mendoj për Danimarkën
De Biazi: Për mua ska pushime, po mendoj për Danimarkën
http://superligashqiptare.com/wp-content/uploads/2015/06/debiazi-300x218.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/07/de-biazi-per-mua-ska-pushime-po-mendoj.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/07/de-biazi-per-mua-ska-pushime-po-mendoj.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy