Shqipëria, tjetër dhuratë nga Platini

Mishel Platini vazhdon të dërgojë “dhurata” drejt Shqipërisë nëpërmjet Komisionit të Disiplinës të UEFA-s, i cili ka dhënë një tjetër vendim...


parrulaMishel Platini vazhdon të dërgojë “dhurata” drejt Shqipërisë nëpërmjet Komisionit të Disiplinës të UEFA-s, i cili ka dhënë një tjetër vendim shumë të dyshimtë së fundmi rreth ndeshjeve të përfaqësueses kuqezi. Nëse për ndeshjen Serbi – Shqipëri, ky komision refuzoi ekzistencën e thirrjeve raciste në stadiumin “Partizan” të Beogradit, ai nuk ka ngurruar të dënojë tifozët shqiptarë, të cilët, sipas tij, kanë shpalosur parulla të tilla në ndeshjen Shqipëri – Armeni.
“Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me një shifër prej 50 mijë eurosh për ndeshjen Shqipëri –Armeni, e luajtur më datë 29 mars 2015, në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Gjobë kjo e cila vjen pas parullave raciste të tifozëve tanë, si dhe hedhjes së flakadanëve në fushë”, ishte shpjegimi i dhënë dje nga institucioni që drejton futbollin në vendin tonë për këtë “dhuratë” të papritur nga UEFA, e cila nuk kishte njoftuar hapjen e hetimeve për ngjarjen në faqen e saj të internetit, siç bën zakonisht edhe për incidentet më rutinë të ndeshjeve. Ngjarja për të cilin është dhënë dënimi i përket hapjes së një parulle nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes, ku shkruhej “A u bë drejtësi në vitin 1915?”, duke kujtuar luftën mes Armenisë dhe Turqisë që shkaktoi më shumë se 1 milion viktima. Grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, që shpalosi këtë parullë, e mendoi atë si një kundërpërgjigje ndaj parullës “Kosova është Serbi” që tifozeria armene shpalosi në ndeshjen kundër përfaqësueses serbe. Por nëse ajo parullë e parë nuk është cilësuar si shprehje raciste nga UEFA, kjo e fundit e tifozëve shqiptarë është cilësuar si e tillë dhe për këtë arsye, është dhënë dënimi me 50 mijë euro gjobë, duke përfshirë si rrethanë përkeqësuese edhe ndezjen e fishekzjarrëve në stadium. Dënimi me këtë shifër duket i ekzagjeruar, po të merret parasysh se Mali i Zi u dënua me të njëjtën shumë, pasi tifozët e saj goditën me fishekzjarr portierin e Rusisë në ndeshjen mes dy ekipeve.
Dora e hekurt dhe vendimet e dukshme politike, me të cilat UEFA reagon ndaj çdo incidenti të vogël që ka lidhje me tifozerinë shqiptare, duket se nuk e shqetëson edhe aq FSHF-në. Kjo e fundit, në vend që të reagonte ndaj një padrejtësie të radhës të bërë kundër vendit tonë, u bëri thirrje tifozëve që të mos përsëritnin sjellje të tilla provokuese. “FSHF-ja, pas kësaj gjobe, u kërkon sa më shumë mirëkuptim të gjithë tifozëve dhe dashamirësve të futbollit shqiptar të pranishëm dhe jo vetëm në stadiume, që të sensibilizohen dhe të mos kryejnë në të ardhmen të tilla akte, të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit dhe financat tona. Këto shuma të mëdha gjobash mund t’i shfrytëzojmë shumë mirë në infrastrukturën sportive, zhvillimin e futbollit dhe në rritjen e cilësisë sportive. FSHF-ja kërkon më shumë përgjegjësi, vetëpërmbajtje dhe më shumë dashamirësi për të ndihmuar ekipin tonë kombëtar, për një përfaqësim sa më dinjitoz”, shkruhej në lajmërimin e FSHF-së, e shqetësuar më shumë për financat sesa nga qëndrimi armiqësor që po mban aktualisht UEFA.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: Shqipëria, tjetër dhuratë nga Platini
Shqipëria, tjetër dhuratë nga Platini
http://i1.wp.com/gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2015/05/parrula.gif?resize=320%2C214
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/06/shqiperia-tjeter-dhurate-nga-platini.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/06/shqiperia-tjeter-dhurate-nga-platini.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy