De Biazi: Xhaka është “xholi” i Sousas

Ardhja e Xhani de Biazit në krye të Shqipërisë jo vetëm që ka sjell rezultate të mira në eliminatore, por ka bërë që shumë prej futbollistëv...




Ardhja e Xhani de Biazit në krye të Shqipërisë jo vetëm që ka sjell rezultate të mira në eliminatore, por ka bërë që shumë prej futbollistëve tanë të kërkohen nga shumë klube evropiane.

Italia është kthyer në një destinacion të preferuar tashmë, ndërkohë që i fundit që kërkohet është Taulant Xhaka nga Fiorentina. Trajneri i Shqipërisë dha një intervistë për “firenzeviola.it” ku ka pohuar se Xhaka është një “xhol” për trajnerin portugez. 

De Biazi, çfarë lojtari është Taulant Xhaka?

-Është një ‘xhol’, luan në mbrojtje edhe në mesfushë, ai mund të bëjë disa role. Mbrojtës krahu në linjën me katër lojtarë, por edhe djathtas ose majtas apo dhe si qendërmbrojtës kur luhet në linjën me tre. Me Bazelin, Paulo Sousa e ka përdorur shpesh si lojtar krahu, por edhe si një mesfushor qendre kur ka luajtur me tre. Është një motor i pashtershëm dhe një gur themeli Kombëtares së Shqipërisë.

A mendoni se është gati [post_ad]për hapin e madh drejt Serie A?
Absolutisht. Vendosmëria dhe fizika e tij shpërthyese mund ta bëjë atë një nga blerjet më të mira për Fiorentinën apo edhe ndonjë ekipi tjetër italian. Për më tepër, duke pasur Paulo Sousan ende si trajner, patjetër që do të jetë një garanci për të dhe për ekipin vetë vjollcë. Kush më mirë se portugezi mund të njohë cilësitë e tij?

Jo vetëm Xhaka, në ditët e fundit një tjetër lojtar shqiptar në pronësi të Bazelit duket se ka hyrë në orbitën vjollcë …

Sigurisht, ne po flasim për Shkëlzen Gashin që në vitin e kaluar me fanellën e Bazelit ka fituar titullin dhe ka dalë golashënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës, ku dhe u emërua si lojtari më i mirë i kampionatit. Sousa e ka përdorur këtë vit nga e majta e sulmit, por personalisht unë e shoh atë më mirë në të djathtë, sepse të majtën e ka natyrore. Ai e ka golin në gjak dhe se do të jetë një punëtor i shkëlqyer për Fiorentinën.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: De Biazi: Xhaka është “xholi” i Sousas
De Biazi: Xhaka është “xholi” i Sousas
http://www.albeu.com/dokumenta/foto/de_biazi10.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/06/de-biazi-xhaka-eshte-xholi-i-sousas.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/06/de-biazi-xhaka-eshte-xholi-i-sousas.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy