E fundit/ Tërhiqet Princ Ali, Blatter për të 5-tën herë President i FIFA

(Update)  Pavarësisht kundërshtimeve dhe skandalit të korrupsionit që ka përfshirë FIFA-n, Sepp Blatter ka arritur të zgjidhet për të pestën...

(Update) Pavarësisht kundërshtimeve dhe skandalit të korrupsionit që ka përfshirë FIFA-n, Sepp Blatter ka arritur të zgjidhet për të pestën herë si President i organit botëror të futbollit.
Kjo pasi Princi Ali, kundërshtari i Blatter, është tërhequr përpara votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve. Ai bëri të ditur vendimin, duke falenderuar të gjithë ata që patën guximin për ta votuar.
Në fjalën e tij me marrjen e mandatit të 5 si President i FIFA, Blatter vlerësoi kundërshtarin e tij. Nga ana tjetër ai theksoi se do të punojë edhe më shumë për ta bërë futbollin një sport edhe më të madh. Në lidhje me skandalin e korrupsionit, Blatter nënvizoi se ai nuk është perfekt, por se do të punojë edhe më shumë që të tilla skandale të mos ndodhin më.
Në zgjedhjet që u mbajtën në Zyrih, u desh raundi i dytë për të përcaktuar fituesin, pasi në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk siguroi të paktën 140 vota.
Në Zyrih nuk ka fitues, balotazh Ali-Blatter
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dhënë verdiktin për raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit të ri të FIFA-s. Pas votimit, komisioni është shprehur se do të duhet edhe një raund i dytë për të përcaktuar Presidentin e ri pasi asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë 2/3 e votave.
Kështu sipas votimit të kryer, Princi Ali ka marrë 73 vota, ndërsa Presidenti aktual Sepp Blatter ka marrë 133 vota. Megjithatë atij do t’i duhen të paktën 140 vota për t’u rizgjedhur në krye të FIFA-s.
FIFA voton për Presidentin e ri, Blatter kërkon mandatin e pestë
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) po voton për Presidentin e ri që do të qeverisë futbollin botëror në 4 vitet e ardhshme.
Në garë janë Princi Ali i Jordanisë dhe Presidenti aktual, Sepp Blatter i cili kërkon mandatin e pestë në krye të FIFA-s.
Edhe pse të gjithë janë kundër Blatter, lidhur edhe me skandalin e fundit të korrupsionit që ka përfshirë FIFA-n, ai ka vendosur që të mos tërhiqet.
Blatter ka premtuar pastrimin e FIFA-s nga korrupsioni, pasi 4 mandatet nuk i kanë mjaftuar.
“Do rilindim FIFA-n, përgjegjësit e skandalit të ndëshkohen. FIFA do të dalë më e fortë nga skandali i korrupsionit. Duhet të punojmë të gjithë bashkë për të mirën e futbollit. Departament Special për profesionistët në FIFA. Luftë korrupsionit, duhet të mbrojmë vlerat tona” deklaroi ai.
Votimi
Në votim do të marrin pjesë 209 delegatë nga Federatat anëtare të FIFA-s. Afrika, Caf ka 54 vota. UEFA ka 53 vota, Konfederata Aziatike, AFC ka 46 vota, Konfederata e Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve ka 35 vota, Konfederata e Oqeanisë OFC ka 11 vota, Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL ka 10 vota.

COMMENTS

Name

Aksion Animuar Aventure Drame Enigma Familjar Filma me Titra Shqip Foto Horror How To Kuriozitete Lajme LifeStyle Lojra Lojra Online Muzike ShowBiz Sport Teknologji Thriller Video
false
ltr
item
InUnivers: E fundit/ Tërhiqet Princ Ali, Blatter për të 5-tën herë President i FIFA
E fundit/ Tërhiqet Princ Ali, Blatter për të 5-tën herë President i FIFA
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjHpMcZaMt9dSymJa6WaIobhRp_uO7kdI6IiTsKjwC-DfKFlU7RHgWI1KILVlP8oWz2BCaGNOGx5KyhVeVXKwovmudYCKaQ7RC2ik0MI0EX0_pKWG89hY1hIsj8Uq97Ftftmv8sLe3ak9Rv/s640/APTOPIXSwitzerlandFIFAElection-02122-700x466.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjHpMcZaMt9dSymJa6WaIobhRp_uO7kdI6IiTsKjwC-DfKFlU7RHgWI1KILVlP8oWz2BCaGNOGx5KyhVeVXKwovmudYCKaQ7RC2ik0MI0EX0_pKWG89hY1hIsj8Uq97Ftftmv8sLe3ak9Rv/s72-c/APTOPIXSwitzerlandFIFAElection-02122-700x466.jpg
InUnivers
https://inunivers.blogspot.com/2015/05/e-fundit-terhiqet-princ-ali-blatter-per.html
https://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/
http://inunivers.blogspot.com/2015/05/e-fundit-terhiqet-princ-ali-blatter-per.html
true
1167369464955913028
UTF-8
Not found any posts VIEW ALL Readmore Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS View All RECOMMENDED FOR YOU LABEL ARCHIVE SEARCH ALL POSTS Not found any post match with your request Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Copy All Code Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy